Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi të martën projektvendimet për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor për disa zona zgjedhore.
Sipas njoftimit për shtyp, KQZ miratoi rezultatin e votimit për zonat zgjedhore, Qarku Shkodër, Tiranë, Korçë, dhe Durrës, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonat zgjedhore, Qarku Vlorë, Gjirokastër, dhe Berat, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”./a.ç