Edhe pse asnjë nga ministrat teknikë nuk është larguar ende nga kabineti, stafet e tyre kanë nisur tërheqjen.
Të emëruar pas marrëveshjes Rama – Basha, 6 ministra si dhe zv.Kryeministrja pritet të përfundojnë një raport të përbashkët për zgjedhjet para largimit të tyre.
Ndërkohë, dy këshilltarë të ministrit teknik të Brendshëm, Dritan Demiraj, kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Mësohet se ata janë Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari, të emëruar si bashkëpunëtorë të nevojshëm nga vetë Demiraj kur ky i fundit mori detyrën.
Ditët në vijim si pjesë e marrëveshjes pritet edhe dorëheqja e 6 ministrave si dhe zv.Kryeministres të propozuar nga opozita. Largimi i dy këshilltarëve të MPB pason atë të kreut të OSHEE Haki Mustafa, në vendin e të cilit u rikthye Adrian Çela. /javanews/b.d