Presidenti i Francës, Emanuel Macron një planin e tij radikal, kërkon që të shkurtohet me 33% numri i përfaqësuesve të popullit në Senat dhe Asamblenë Kombëtare. Sipas tij, kjo reformë do shtyjë parlamentarët që të punojnë më mirë.
Në fjalimin e tij në parlament, presidenti i Francës, Emanuel Macron konfirmoi synimin e tij për të shkurtuar me një të tretën, numrin e deputetëve në dy Dhomat.
Siç kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, kreu i Shtetit kërkon që të reduktohet numri i deputetëve në Senat që aktualisht ka 348 anëtarë dhe në Asamblenë Kombëtare që ka 577 anëtarë. Macron propozon që parlamenti të zgjidhet më një sistem proporcional.
Ai zgjodhi fjalimin për të thënë se Franca është gati të mbështesë një “pakt të ri radikal”, pas zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative ku fitoi mazhorancën e plotë.
“Deri tani ishin në rrugë të gabuar”, tha presidenti francez.“Një parlament me pak deputet, por i përforcuar në mjetet e tij, është një parlament në të cilin puna bëhet më e mirë, ku deputetët rrethohen me bashkëpunëtorë të mirë formuar.
Është një parlament që punon më mirë”, shtoi më tej Macron.Me këto reforma, presidenti francez shpreson që të përmirësojë procesin legjislativ. (b.an)