• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Bashkia e Tiranës do të ndërtojë edhe 11 kënde të reja lojërash në kryeqytet

by Java News
04/07/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët dhe fëmijët e Njësisë Nr. 5 në Rr. “Sulejman Delvina” kanë një shesh të ri rekreativ dhe kënd lojërash për të kaluar kohën e lirë. Jetëzimi i sheshit u mundësua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Kompaninë TRING dhe përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim dhe gjelbërim të zonës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përuroi këndin e 18 të lojërave në kryeqytet, ku theksoi se bashkia është e fokusuar te punët konkrete për të transformuar kryeqytetin. “Sapo hapëm këndin e 18-të të lodrave në Tiranë. Një vit më parë, kur bëhej gjithë ajo histeri dhe ai sherr për këndin e lojërave te Liqeni, premtuam se do të bënim 11 në secilën prej njësive urbane të Tiranës, por sot kemi kapur numrin 18. Jam shumë i lumtur sepse kur fokusohemi te puna, kur merremi me gjëra konkrete, kur nuk merremi me llafe, stërkëmbësha e ulërima, mund të bëjmë punë të mrekullueshme në Shqipëri dhe në Tiranën tonë”, theksoi Veliaj.

Ai kërkoi prej të gjithë qytetarëve që të kujdesen për veprat publike të cilat janë në të mirë të komunitetit. “Më vjen mirë që të gjithë superheronjtë e vegjël do kujdesen që këndi të jetë i pastër, që të rriturit nuk e prishin dhe që sa më shumë fëmijë ta shijojnë gjatë verës, duke qenë se një pjesë e madhe e shkollave dhe kopshteve e kanë pushim, edhe pse kopshtet e çerdhet publike do të vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë verës”, deklaroi Veliaj. Ai garantoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë këtë vit me ndërtimin e 11 këndeve të reja në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar më shumë hapësira për të vegjlit.

Veliaj u ndal dhe te çështja e furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit në këto ditë të nxehta dhe të një thatësire të zgjatur që ka prekur shumë vende të Europës. Kryebashkiaku u kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e ujit të pijshëm në këtë situatë jo të lehtë. “Kemi kaluar një situatë jo të lehtë në Tiranë sa i përket çështjes së ujit të pijshëm. Dua të ftoj të gjithë qytetarët për pak solidaritet. Kjo do të thotë se fati i dikujt tek Astiri që s’ka ujë është i lidhur me fatin e dikujt në Kinostudio që po vadit bahçen; fati i dikujt në Tiranën e Re që s’ka ujë është i lidhur me fatin e dikujt në Shkozë i cili po lan lokalin. Do të thotë që në këtë qytet, vërtet jemi 1 milionë banorë, por fatet i kemi të lidhura bashkë, ndaj është shumë e rëndësishme që të tregojmë solidaritet”, tha ai.

Kreu i Bashkisë tha se qytetarët duhet të shmangin shfrytëzimin e ujit të pijshëm për ujitje apo për larjen e automjeteve, si një mundësi për të shfrytëzuar maksimalisht rezervat hidrike. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që le të presë makina, le të presë bahçja ose të përdorim ujë pusi, por le të mos lëmë pa ujë njerëz në zona si ajo e Astirit. Vërtet nuk është gjithë Tirana, është 10-15% e kryeqytetit në këtë situatë, por është mjaftueshëm e dëmshme për të kuptuar që dikush tjetër që po abuzon për të freskuar rrugën e vet për të vaditur bahçen e për të larë makinën, realisht po lë një familje tjetër në Tiranë pa ujë”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të disiplinuar përdorimin e ujit të pijshëm dhe për prerjen e lidhjeve të paligjshme. “Bashkia do të vijojë me gjobat dhe me ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme, ku shumë prej tubacioneve tona janë kthyer si kulluese makaronash. Bashkia e Tiranës nga sheshi “Skënderbej” tek Lana përdor puse për vaditje, pra për të mos hyrë në rrjetin e ujit të çezmës dhe të ujit të pijshëm”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Në sheshin rekreativ dhe këndin e lojërave të ndërtuar në zonën e njohur si stadiumi “Selman Stërmasi”, të gjitha materialet e përdorura janë të certifikuara sipas standardeve të BE-së duke rritur në këtë mënyrë sigurinë e fëmijëve që luajnë. Gjithashtu, përveç rikualifikimit estetik të zonës së banuar nëpërmjet planifikimit dhe shtimin të gjelbërimit, një tjetër element i rëndësishëm është ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur (stola, hije). /ma.me

Next Post
Loja për numëruesit e votave, LSI kalon në disavantazh pa nisur gara

KQZ rrëzon kërkesën e PDIU, Idrizi mbetet jashtë parlamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com