• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

O berishistë, ejani në vehte

by Artur Ajazi
11/10/2024 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Si mundet të mos kuptojnë, logjikojnë, dhe mendojnë asgjë nga sa u thuhet, por thjesht janë kthyer në krijesa robotike ? Si ka mundësi të mos bëjnë ndryshe asgjë nga sa kanë bërë 20 apo 25 vjet më parë ?  Si nuk i thonë vehtes “mjaft”, kur dalin dhe ripërsërisin vetëm citatet e Berishës ? A mundet që një parti politike, si PD-ja që kërkon të rikthehet në pushtet, të vijojë me nxitjen dhe thirrjet për anarshi, kaos, dhe të sulmojë hapur fare SHBA-në nga podiumet e protestave dhe grupimeve që nuk janë gjë tjetër, veçse turma që duan vetëm lirimin e liderit Berisha ? O demokratë e  berishistë, o ju që jeni akoma pranë shtabit të kaosit dhe anarshisë, thirrini mëndjes. Nuk i biet “murit me kokë”.

Merrini qetë gjërat, problemet tuaja, merrini qetë opsionet e zgjidhjes së situatave ku ndodheni, mbroni  dhe respektoni  votuesit tuaj, që nuk mendoj se janë dakort me britmat dhe ulurimat tuaja. O berishistë, thirrini mëndjes se nuk është 1996, 1997, 1998, apo 2005, por jemi në 2024 dhe po kalojmë në 2025. Bota e vendet demokratike nuk mund të tolerojnë dhe afrojnë pranë vehtes, parti marksiste-leniniste, nuk mund të bashkëpunojnë me liderë të gjuhës dhe vijës së ashpër, as SHBA-ja, nuk mund të bëhet aleate me ju, derisa jeni për hakmarrje, rrëmuja, dhe marrje të pushtetit me dhunë.

Vetëm vota e lirë dhe e pavarur, është mjeti i vetëm që të shpie drejt pushtetit, dhe jo zjarri, tritoli, molotovi, sharjet dhe ofendimet për kundërshtarin politik. Shkoni dhe zbrisni në qytete dhe fshatra, gjeni kush ju mbështet, flisni dhe sqaroini ata, pasi janë larguar prej jush, tek ju shohin me makina të shtrenjta dhe veshje firmato.

Shkoni në bazën e partisë, atje nga ku do të merrni  votat e zgjedhjeve të reja në 2025, dhe premtoni  jo me rrena dhe mashtrime, por me sinqeritet. Thirrini rradakes, se me këto forma bolshevike, ku dilni mes qyteteve dhe ulurisni dhe akuzoni  këdo që nuk ju pëlqen, nuk merret pushteti, as vota e shumicës së shqiptarëve. Dilni nga guacka ku ju ka mbyllur lideri juaj  Berisha, sepse prej andej vetëm humbje dhe dështime do të merrni edhe për 15 vite të tjera. Shqiptarët tek shohin flakët e molotovit, edhe sikur ta urrenin Edi Ramën, kurrë nuk do të jepnin votën për ju.

Shtypja, dhuna, dhe presioni  politik,ka qenë i pranishëm për afro 45 vjet  në jetën e shqiptarëve, ndaj 34 vjet  tranzicion, duhej të ishin të mjaftueshme, për t’ju bindur ju berishistët të ishit  më europianistë, në marrëdhëniet tuaja me votuesin dhe qytetarin. Kursi juaj nuk ndryshon, tek nuk ndryshoi për kaq e kaq vjet, ndaj rrini në fatin tuaj, dhe mos u përzjeni me të ardhmen e shumicës së shqiptarëve.

Next Post
“Atmosfera në PD është dramatike”, Kulluri: Zgjedhjet e Berishës si ato të Bashës më 13 qershor

Mblidhen firmat për partinë e re opozitare, Kulluri: Shpallet nesër, ja kush merr pjesë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In