Ministrja në detyrë e Integrimit Europian, Klajda Gjosha i kërkon Ramës të mos fshihet pas BE-së por të dëgjojë zërin e qytetarëve që kanë ngritur zëin kundër importit të mbetjeve në Shqipëri.
Ministrja e Integrimit reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në “France 24”, lidhur me industrinë e riciklimit dhe importin e mbetjeve. Rama tha se është vetëm miratimi i legjislacionit të BE-së, por Gjosha e quan këtë një klishe të përdorur nga politikanë që duan t’i ikin përgjegjësisë