Ish-mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso ka hedhur poshtë një ofertë stërvitore nga Bayern Munich.
Alonso ka refuzuar mundësinë për t’u bërë ndihmës trajneri i Bayern Munichut.
Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Spanjës i vari kepucet e tij në gozhdë në fund të sezonit të kaluar pas tre vjetësh me Bayernin.
Sipas Liverpool Echo, Carlo Ancelotti i ofroi Alonsos mundësinë për të vazhduar karrierën e tij si numër dy i Bavarezëve para fillimit të përgatitjeve para-sezonale.
Por, Alonso vendosi kundër marrjes së pozitës – siç bëri edhe legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Philipp Lahm. (b.an)