Në kërkim për armëmbajtje, tentativë vrasje, plagosje e kanosje me armë, por asgjë si ka penguar që për më shumë se 5 muaj dy të rinj të jetonin në qytetin e Vlorës.
Në pranga ka rënë Paris Sulejmani 30 vjeç dhe Olsi Koceli 28 vjeç, ndërsa në cilësin e provës material blutë e Vlorës ju kanë gjetur përkatëisht nga një pistoletë TT.
Këta shtetas janë gjetur në ambjentet e një lokali në zonën e Ujit të ftohtë në Vlorë, ku po darkonin.
Të dy këta shtetas kanë qenë në kërkim me vendim gjykate me masë sigurie arrest me burg, por policia jo që ska mundur ti gjej por duket se vetëm fati i keq i tyre i ka cuar në pranga pasi janë gjetur me armë pa leje e më pas është zbuluar se ishin në kërkim.
Sulejmani në shkurt të këtij viti ka tentuar të vras me armë duke plagosur Arlind Lulushin, ndërsa Koceli në kërkim për kultivim e trafikim narkotikësh.
Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambientet e një lokali, janë konstatuar dy shtetas të cilët nga kontrolli fizik i secilit prej tyre, u janë gjetur në trup 2 armë zjarri Pistoletë të llojit “TT” (pa leje).
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1- Paris Sulejmani, 30 vjeç, banues në Vlorë.
2- Olsi Koçeli, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas rezultojnë të dy persona të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale:
• “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Paris Sulejmani.
• “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 91, 22 dhe 278 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Olsi Koçeli.
Në lidhje me operacionin “Summer 2017”, Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
a.ç