Shkencëtarët britanikë kanë provuar se të lexosh Shekspirin dhe klasikë të tjerë mund të stimulosh mendjen dhe të sjellësh përfitim në aktivitetin e trurit.Ata thonë se ky aktivitet shkaktohet nga disa fjalë të caktuara dhe vunë re që fjalë jo të zakonshme dhe struktura fjalish të ndërlikuara stimulojnë trurin.
Sipas studimit, poezia stimulon aktivitet në hemisferën e djathtë të trurit që është përgjegjëse për reflektimin me vetveten, kreativitetin dhe imagjinatën.
Studimi nxjerr konkluzionin se të lexosh klasikët është më mirë dhe më shumë e dobishme për trurin. Kjo do të thotë se njerëzit duhet të heqin dorë nga leximet “limonadë” apo siç quhen lexime çlodhëse, përgatiti BLIC. (b.an)