Policia e Selanikut ka vënë në pranga një shtetase shqiptare e cuka akuzohet si koka e një organizate kriminale e shpërndarjes së drogës. Aksioni ka ardhur pas një hetimi të detajuar të policisë teksa në momentin e arrestimit, “boses: 32 vjeçare i është gjetur vetëm një sasi e vogël kanabisi.
Por ndryshe ka ndodhur në shtëpinë e saj, ku pas kontrollit, janë gjetur rreth 42 kg kanabis dhe rreth 15.500 euro para të thata cash. Ambienti në fjalë përdorej nga e reja si “hambar” për të ruajtur drogën. Në total, policia sekuestroi 42 kg kanabis, 15.525 euro, rreth 10 gramë kokainë, dy peshore precizioni elektronike, si dhe dy telefona celularë.