Banda të rrezikshme kriminale të përbërë nga shqiptarë, kontrollojnë trafikimin e lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe. Kjo është nënvizuar në një raport të publikuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar.
Agjensia kombëtare e Krimit, u shpreh se ishte tepër e shqetësuar për shkak se shqiptarët e bandës janë persona me një ndikim të fortë në krimin e organizuar në Britani.
Në të nënvizohet se pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, trafikimi i lëndwve narkotike mbetet në nivele shumë të larta.
Dhe pikërisht një nga pikat më shqetësuese dhe emergjente janë bandat shqiptare, të cilët sipas raportit, luajnë rolin kryesore të tregun e kokainës raporton Shqiptarja.
Sipas zyrtarëve, banda shqiptare karakterizohen nga gatishmëria për të përdorë dhunë. Qendra e tyre kryesore është Londra, por ata janë të shpërndarë në të gjithë Britaninë.
Madje një nga zyrtarët e Agjensisë shprehet se edhe pse të vegjël në numër këto banda kanë një ndikim shumë të madh.“Ne kemi vënë re se ata janë të prirur të përdorin dhunën sidomos në trafikimin e lëndëve narkotike” shton zyrtari. Sipas raportit krahas shqiptarëve, grupe të tjera kriminale me influence janë edhe serbët dhe turqit.
Ndërsa bandat turke dhe pakistaneze, kontrollojnë trafikimin e heroinës në Britani.
Raporti nënvizon se korrupsioni në mesin e personelit që punojnë në portet dhe aeroportet është një “dobësi kyç”, sepse e bën më të lehtë për bandat që të kontrabandojnë lëndë narkotike dhe të kalojnë emigrante të paligjshëm.
Ky raport përshkruan me tej natyrën dhe nivelin e krimit të organizuar në Britani, duke paralajmëruar edhe kërcënimin kibernetik që vjen nga Rusia.