Partizani luan nesër në orën 17:00 takimin e parë për fazën kualifikuese të “Europa League” kundër bullgarëve të Botev Plovdiv dhe këtë e sheh si një mundësi shumë të mirë për të marrë një rezultat pozitiv pasi luan në fushën e vet.
Por për t’ia arritur qëllimit nënkampionët e Shqipërisë i bëjnë thirrje tifozërisë së tyre të jetë sa më e shumtë në numër pasi kështu kundërshtari do të frikësohet.
Statusi në “facebook” i FK Partizanit
Lajmerim i rendesishem nga Ultras Guerrils 08-09
Neser ora 17:00 do te luhet ndeshja e pare e Europa League kunder ekipit Bullgar ne stad. “Dinamo” . Jane vetem dy ndeshje prandaj i bejm thirrje cdo tifozi te kuq qe te jete prezent ne stadium . Stadiumi duhet te jete i frikshem neser , dhe i frikshem behet vetem kur jemi gjithe sebashku !!!
a.ç