Deputeti Socialist Pjerin Ndreu vijon të shprehet kritik ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ndreu i drejtohet anëtarëve të kësaj force politike duke i këshilluar që të mos mburen me paratë e presidentit të zgjedhur Ilir Meta të cilin ai e quan “Like Floriri”.
Postimi i plotë
“Per ca LSI-sta te ekzaltuar te Lezhes, meqe keni marre nje medalje deputeti dhe nuk leni vend pa e permend ate punen e NATO, po ju bej me dije:
1-Ju thate se do jeni force e pare dhe se do nxirrnit PS me nje deputet.
2-Thate qe do merrnit 2 deputet, por mezi moret nje. Kerkojini leket se keni pagu per tre. Perfaqesuesit tuaj ne numerim po ziheshin se nuk dilnin hesapet e flisnin hapur per pagesa marramendase.
3-Thate se do keni kryeministrin por moret ate qe korret, opoziten e perhershme.
Mos u ngrefosni me parate e Like floririt e me eskorten ne dispozicion duke shpernda leke se me keni zgju instiktet e policit qe te siguroj deshmi se si i keni blere njerezit, kush i ka blere dhe tu coj ndonje xhiro nga burgu Shenkollit e tu heq dhe ate mandat te ndotur qe moret. Ju e dini se kur them e bej…!
Beni qejf ne opozite se vone e keq do e shifni pushtetin me sy. Shifemi nga Lezha…!” shkruan Ndreu në Facebook./b.d