Nuk do të ishte çudi nëse do të mendonit se Lure Hsu është tinejxhere, ose në fillimet e viteve të 20’ta.
Por jo, vajza taivaneze e cila është edhe dizajnere e enterierit aktualisht është 41 vjeçare.
Edhe pse mundë të marrim me mend se gjenet familjare kanë luajtur një rol të madh në pamjen e saj, gjithkush do të dijë sekretet e saj për një lëkurë rrezatuese. Ajo këtë e ndau për revistën Friday Magazine. Padyshim që përfshihet mos ekspozimi i tepërt në diell po ashtu edhe kafeja, shkruan Harpers Bazar, transmeton gazetametro.net
Hsu tha “ gjithçka është tek pastrimi i mirë i fytyrës dhe të mos ekspozoheni në diell” Ajo beson se lëkura që ekspozohet në diell është më e thatë dhe do të lejë shenja dhe do ta keni më lehtë të keni rrudha në fytyrë.
Dieta e saj ka një rëndësi të madhe për fytyrën e saj. Përderisa Hsu e pi kafenë ajo po ashtu konsumon sa më shumë ujë, fruta dhe perime, përderisa mënjanon pijet me sheqer dhe ushqimit e konservuar. Gjithashtu nuk mungon as ushqimi që përmban sa më shumë fibra, dhe ushtrime fizike.