Gjatë projeksioneve të ditës së diel sipas numërimit të votave në dy KZAZ-të e rrethit të Skraparit rezultonte që LSI të ishte forcë e parë.
Por pas mbylljes përfundimtare në Qarkun e Beratit të numërimit dhe daljes përfundimtare të rezultateve zyrtarizohet edhe surpriza më e madhe për LSI-në në këto zgjedhje.
Pas 12 vitesh që nga koha që partia e krijuar nga Ilir Meta garoi e vetme në zgjedhjet e vitit 2005, Partia Socialiste e thyen me ne fund LSI-në në bastionin numër një të saj.
Pikërisht aty ky lideri i saj historik Ilir Meta ka vendlindjen dhe ka dalë deputet për herë të parë në moshë fare të re.
Rezultateve zyrtare të marra nga KQZ në rrethin e Skraparit që ka 2 KZAZ, KZAZ nr 65 në Poliçan dhe KZAZ nr 66 në Çorovodë rezultatet janë këto: PS 7429 vota; LSI 5739 vota dhe PD 1248 vota.
Rezultatet në Skrapar:
PS – 7429 vota
LSI – 5739 vota
PD – 1248 vota