Nga Associated Press*
Partia Socialiste e orientimit të majtë të Shqipërisë ka siguruar një mandat të dytë në zgjedhjet e përgjithshme në vend, duke fituar shumicën e vendeve në parlament, prej rezultateve gati përfundimtare që u shpallën të martën.
Zgjedhjet shihen si një pikë kyçe për kërkesën e vendit për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se me më shumë se 95 për qind të votave të numëruara nxorrën se socialistët që ishin në drejtim të Kryeministrit Edi Rama kishin fituar rreth 48 për qind të votave ose 74 vende në parlamentin me 140 vende.
Qeveria e mëparshme ishte një koalicion i Socialistëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose LSI, shpesh duke krijuar probleme për Ramën.
Partia Demokratike e Opozitës e Lulzim Basha fitoi 29 për qind ose 43 vende. LSI është e treta me 19 vende.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ra në 46.6 për qind, 7 përqind më pak se në 2013.
Vëzhguesit ndërkombëtarë që e monitoruan votimin përshëndetën fushatën përgjithësisht të qetë dhe votimin, por gjithashtu vunë në dukje luftën e vazhdueshme politike që ka ndikime negative në demokracinë e vendit.
Ambasada e SHBA në Tiranë tha se incidentet “nuk ishin aq të mëdha sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.
Federica Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn, i kërkuan kabinetit të ri të vazhdojë procesin e reformës.
“Vazhdimi i reformës së drejtësisë dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj do të jetë e një rëndësie të veçantë në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e tyre.
Socialistët që kishin mandatin drejtues kishin rënë dakord në maj për t’i dhënë demokratëve të opozitës një rol më të madh në mbikëqyrjen e transparencës së zgjedhjeve.
Të dy partitë u zotuan gjithashtu të punojnë së bashku drejt përfundimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Rama ka premtuar se kabineti i tij i ri do të punojë fort në një axhendë reformash për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të luftuar trafikun e drogës, për të pasur rritje më të shpejtë ekonomike, si edhe për të përmirësuar pagën dhe papunësinë më të ulët.
Vendi prej 2.9 milion banorësh dhe anëtar i NATO-s që nga viti 2009 mori statusin e vendit kandidat të BE-së në 2014.
Shkrimi është përgatitur nga Llazar Semini, korrespondent i AP në Tiranë