KQZ ka njoftuar se deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar proçesi i numërimit.
Zëdhënësja Drilona Hoxhaj, apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.
“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit.”/a.m.