Europarlamentari, Eduard Kukan, ka komentuar përfshirjen e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta në fushatën zgjedhore.
I pyetur nëse kjo qasje e cënon detyrën e tij të ardhshme, Kukan tha se në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar i ndonjë partie sepse duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.
Në këto zgjedhje ka pasur akuza të forta për blerje votash që sipas raportit dhe deklaratës suaj, kanë cënuar besimin në zgjedhje. Këto deklarata janë bërë kryesisht nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta që është njëkohësisht dhe Presidenti i zgjedhur. Sipas mendimit tuaj, ky angazhim i fortë i Presidentit të ardhshëm Meta e cënon detyrën e tij të ardhshme?
“Më detyroni të jem diplomatik në përgjigjet e mia për shkak se nuk ka një përgjigje po apo jo ndaj kësaj pyetje.
Kolegët tanë kanë informacion më të saktë përsa i përket akuzave të blerjes së votave apo çfarëdo lloj akuze tjetër.
E vërteta është që Meta ishte apo është zgjedhur President në parlament nga shumica kushtetuese.
Dhe unë do ju përgjigjem që në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar partie për shkak se ai duhet të kryejë përgjegjësitë dhe detyrat e tij objektive dhe të paanshme karshi gjithë popullsisë së vendit.
Prandaj përgjigjen mund ta gjeni, uluni dhe mendojeni deklaratën që ju thashë dhe gjejeni përgjigjen aty”
***
OSBE/ODIHR prezanton raportin paraprak për zgjedhjet në Shqipëri. Shefi i misionit theksoi se dita e djeshme ka qenë e ngarkuar vëzhgimesh, pati raporte nga mediat dhe thashetheme, por nënvizoi se “Dita e djeshme ishte më pak e nxehtë sesa koha”.
Sipas tij, jane konstatuar vonesa ne numerim dhe ne disa QV jane konstatuar vonesa në numërim ne disa parregullsi kyçe, si votimi në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiake brenda dhe jashtë QV.
“Kemi ndjekur më vëmendje procesin zgjedhor, edhe pse pati raportime në media që donin të tregonin një përshtypje të gabuar, dita e zgjedhjeve ishte me e freskët se koha. Zgjedhjet u zhvilluan pas një marrëveshje PS-PD që siguroi marrëveshjen e opozitës. U respektuan liritë themelorë të lirisë dhe shprehjes. Politizimi i organeve të lidhura me zgjedhjet dhe akuzat për blerje të votave ulen besimin e publikut në procesin zgjedhor. Kemi konstatuar vonesa në numërim në disa QV e disa parregullsi kyçe, si votimi në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiake brenda dhe jashtë QV. Procedurat e numërimit nuk u respektuan gjithmonë. Pati një besim të ulët në procesin elektoral. Disa rekomandime të mëparshme nuk u adresuan.
KQZ operoi në mënyrë transparente. Procesi shpesh i bazuar në marrëveshjen politike sesa në ligj. Pati edhe akuza për blerje votash e shqetësime për keqpërdorim të burimeve shtetërore. Jam paksa i zhgënjyer për klimën e mosbesimit dhe presionit të shtuar. Ka ardhur koha që të adresojmë këtë çështje”. /javanews.al/a.ç
vijon