Samsung Galaxy Note 7 kishte probleme të mëdha pas promovimit, kështu që kompania vendosi ta tërheqë atë nga tregu.
Megjithatë, Samsungu rregulloi pajisjen, e cila së shpejti do të dalë në treg me emrin e ri Galaxy Note FE.
Sipas raportimeve, Galaxy Note FE do të dalë në shitje më 7 korrik në territorin e Koresë Jugore, transmeton kp.
Sugjerohet se Galaxy Note FE do të ketë të integruar asistentin Bixby, duke u bërë pajisja e dytë me integrim të Bixby, pas modelit Galaxy S8. Çmimi i tabletit pritet të jetë ndërmjet 650 deri 670 dollarë. (b.an)