Ndërsa duhen edhe 4 orë nga mbyllja e procesit të votimit dhe pjesëmarrja deri në këto momente është relativisht e ulët, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të votuar.
Në rrjetet sociale, Rama shkruan se mungesa është gjithnjë gabim, vota vlen shumë. Ka edhe një mesazh për ata që e akuzojnë. Kujtojmë se kreu i Kuvendit Ilir Meta e bëri ish-aleatin e tij përgjegjës për dhunën në Lezhë dhe shitje-blerje votash.
“Voto🇦🇱Voto🇦🇱Voto🇦🇱Mungesa është gjithnjë gabim🇦🇱Vota sot vlen shumë🇦🇱Për Ty🇦🇱NE🇦🇱Shqipërinë🇦🇱Qentë le të lehin karvani forca përpara🇦🇱Bashkë”, shkruan Rama.
“Kujtdo nga ju që s’është sot në Shqipëri i lutem. Ngri telefonin! Nxiti të votojnë familjarët fqinjët miqtë të njohurit e tu këtu në atdhe“, shkruan Rama.