PS Elbasan denoncon sjelljen e nenkryetares se LSI, Monika Kryemadhi, e cila sipas PS, “ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e tjere”. PS e ketij qyteti u ben thirrje socialisteve dhe qytetareve qe “te mos bien pre e provokimeve dhe e sjelljes coroditese te Kryemadhit qe bashke me bashkeshortin e saj Ilir Meta, nuk dine me se cfare bejne”.
Deklarate e Partise Socialiste Elbasan
Partia Socialiste Elbasan shpreh keqardhjen per sjelljen skandaloze te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, po edhe te bashkeshortes se tij qe ne qarkun e Elbasanit po ben te njejten gje si i shoqi ne gjithe Shqiperine. Monika ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e tjere. LSI Elbasan eshte kthyer ne nje subjekt antiqytetar njerezish qe vetem shajne e fyejne rrugeve ke te mundin! PS Elbasan u ben thirrje te gjithe votuesve te qarkut te mos shqetesohen fare nga kjo corodi humbesash qe s’dine me se s’bejne. Cilido zgjedhes me te drejte vote, te marre pjese masivisht ne votim dhe t’i konsideroje keto shfaqje tragjikomike te degradimit te LSI, nje simptome te qarte te rendimit psikologjik te Ilir Metes e te bashkeshortes se tij. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Elbasanit, Cerrikut, Belshit, Peqinit, Librazhdit e Gramshit me voten tuaj. Cifti presidencial, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ia prishe dot kete feste demokratike te Elbasanit dhe mbare Shqiperise. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me te bukura per qarkun tone dhe mbare Shqiperine, kater vitet qe vijne.
Po keshtu edhe Partia Socialiste Tirane ka shprehur keqardhjen per tensionimin qe Presidentit i zgjedhur Ilir Meta, ka nxitur e po nxit ne Vore nga dje dhe sot ne vazhdim.
Deklarata e PS Tirane
“Ilir Meta ka angazhurar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e zones. Jane te njejtet qe e kthyen Voren ne nje vendgrumbullim mercenaresh ordinere te Ilir Metes ne zgjedhjet e kaluara vendore. Partia Socialiste Tirane u ben thirrje te gjithe qytetareve te Vores me te drejte vote, te marrin pjese masivisht ne votim dhe te mbajne mire parasysh sot shprehjen e urte te popullit, “Qeni qe leh nuk te ha!”. Mos bini pre e provokimeve qe organizon i deshperuari Ilir Meta dhe konsiderojini kercenimet e tij, shenja te cekuilibrimit te nje politikani qe nuk po kupton dot se si do jetoje pa pushtet. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Vores dhe Shqiperise, me voten tuaj. Deshperimi i partise se Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ia prishe dot kete feste demokratike Shqiperise. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me te bukura per Voren, Tiranen dhe Shqiperine kater vitet qe vijne”.
Deklarate e Partise Socialiste Berat
Partia Socialiste Berat shpreh keqardhjen per tensionimin qe Presidentit i zgjedhur Ilir Meta, ka nxitur e po nxit ne qarkun tone nga dje dhe sot ne vazhdim. Me deklarata te papergjegjshme ne kafenete e Beratit e te Corovodes dje, ku ka kerkuar marrjen e sfurqeve dhe sulme mbi komisariatet nese gjerat nuk shkojne sic do zoti President, dhe me nxitjen e vazhdueshme te nje grushti fanatikesh te tij sot, Ilir Meta ka kaluar cdo kufi te arsyes se shendetshme. Partia Socialiste Berat u ben thirrje te gjithe qytetareve te qarkut me te drejte vote, te marrin pjese masivisht ne votim dhe u kerkon te gjithe ekipeve elektorale, votuesve, mbeshtetesve si edhe simpatizanteve te saj ne cdo QV, te ruajne qetesine. Mos bini pre e provokimeve te eksponenteve te partise se Ilir Metes! Ata jane te deshperuar si i mbyturi qe kerkon te te mbyse. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Beratit dhe Shqiperise, me voten tuaj dhe perballoni me vetepermbajtje, cdo element te maskarades se Ilir Metes. Deshperimi i partise se Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ua prishe dot kete feste demokratike as beratasve , as skraparlinjve, as kucovareve dhe asnje shqiptari te mire pavaresisht se per ke voton. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me te bukura per Beratin dhe Shqiperine kater vitet qe vijne.
Deklaratat e Metës, reagon edhe PS Dibër
Partia Socialiste e Dibrës ka reaguar pas deklaratave të Ilir Metës.Ajo thotë se Meta po pengon dhe provokon votuesit në Dibër me mercenarë të paguar.
Deklarate e Partise Socialiste Diber
“Partia Socialiste Diber shpreh keqardhjen per cakerdisjen e Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, qe po shkel ligjin dhe po ben thirrje destabilizuese per procesin zgjedhor. Ilir Meta ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit qe nuk duan LSI, ne qarkun e Dibres, sidomos ne Burrel e Bulqize. LSI eshte kthyer ne shembelltyren e deshperimit kanoses per procesin, por PS Diber u ben thirrje te gjithe votuesve te qarkut te mos shqetesohen nga kjo ofensive e turpshme e humbesve. Cilido zgjedhes me te drejte vote, te marrin pjese masivisht ne votim dhe t’i konsideroje kercenimet presidenciale, nje shenje te qarte te humbjes qe e pret partine e Ilir Metes. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Dibres, Matit, Bulqizes, Klosit, vete Shqiperise, me voten tuaj. Presidenti i zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ia prishe dot kete feste demokratike Dibres dhe mbare Shqiperise. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me te bukura per Dibren, Tiranen dhe Shqiperine kater vitet qe vijne”.