Një fshat i Pogradecit nuk pranon të votojë. Në Oshteç-Trebinjë votimi është bllokuar, pasi rreth 140 votues kanë bojkotuar në shenjë proteste për shkak të infrastrukturës së keqe.
Gjithashtu, është bllokuar votimi edhe në Sheqeras për shkak të futjes së paautorizuar të disa personave.
Ndërkaq, sipas Partisë Demokratike në Pogradec, ka pasur probleme edhe me bojën e vulave, pasi tamponët janë të thatë në shumë qendra votimi.
Edhe në Veliternë është bllokuar votimi për shkak se është hasur një votim familjar si dhe janë futur në qendrën e votimit persona të paautorizuar, citohet Vizioni. (b.an)