Astrologia Meri Shehu bazuar në numrat e renditjes në fletën e votimit dhe më pas në shenjat e horoskopit për tre liderët e partive kryesore, PS, PD dhe LSI ka bërë një parashikim lidhur me mundësinë për fitore në zgjedhjet e nesërme parlamentare.
Numri 1- LSI, energjia e numrit 1 parashikon fillime të reja, vullnet i fortë, mundësi për rezultat. Duke e analizuar me Metën që është Dash janë pak në vështirësi, vetë Dashët janë në vështirësi, e do ti duhet punë dhe shumë përpjekje që të dalë mirë. Mundësia e 1 është e mirë, pozitive
2-PS, presupozon dualizmin, fuqinë e logjikës, balancën, sjell energji për balancë ose dualizëm. Duke thënë këtë, fitorja i bie të jetë e mirë, por kërkon partneritet, nuk përjashtohet mundësia e koalicionit.
6-PD, numër legjendë, ca e kanë fat, ca frikë, une them nuk është frikë, shpreh mirësi, dashuri, diplomaci të hollë. Sjell energjinë e diplomacisë, pra PD me diplomaci do arrijë në një pozicion të këndshëm, nuk përjashtohet koalicion se diplomacia con në marrëveshje.
Sipas shenjave
Meta është Dash. Dashi ka 7 vjecar të vështirë, godet Urani, pra janë në pozicion të vështirë, kanë Jupiterin në opozitë dhe kanë fitore jo të sigurt. Rama, Gaforrja. Sot kemi hënë të re në Gaforre, por tregon fuqi fituese, ringritëse dhe që merr fuqi të re. Alternuar me numrin 2 fitorja nuk është kaq e qëndrueshme, pra do kërkohet koalicion.
Basha, Binjakët. Numri 6 do dalë më mirë nga sa pretendohet, shenja e binjakëve janë të favorizuar këtë vit, Jupiteri u jep shanse, diplomacia u përshtatet, numri 6 sjelle energji të çuditshme, do arrijë më mirë nga sa pretendohet. Fitorja do jetë e njërit, por nuk do jetë kaq e pastër. /MA.ME