Policia ka ndaluar në Urën Vajgurore punonjësin e policisë bashkiake, I cili u denoncua për dhunë nga ana e të rinjve të Forumit të PD-së. Efektivët e Beratit vunë në pranga 28 vjeçarin me inicialet A.K, pas denoncimi të 4 të rejave nga FRPD këtë të mërkurë.
Njoftimi i Policisë:
‘Më datë 21.06.2017, në Komisariatin e Policisë “Ura Vajgurore”, janë paraqitur 4 shtetase dhe kanë bërë kallëzim për shtetasin A.K 28 vjeç, banues në Urë Vajgurore.
Në bazë të kallëzimit dhe të pretendimeve të 4 shtetaseve, dyshohet se shtetasi A.K u ka grisur fletëpalosjet të cilat kanë qenë duke i shpërndarë si dhe ka debatuar me njërën prej tyre konkretisht me shtetasen K.A, 22 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore.
Menjëherë pas kallëzimit të marrë, shtetasi A.K, është shoqëruar nga Policia në ambjentet e Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore.
Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit A.K, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal’.
ma.me