Gjatë një studimi të NASA janë zbuluar 219 planete të reja. Sipas NASA, 10 prej tyre janë në kushte të duhura për të ofruar zhvillim normal të jetës, pasi kanë ujë në gjendje të lëngshme.
NASA ka njoftuar zbulimin e 219 planeteve të reja jashtë sistemit diellor. 10 prej tyre janë të mëdhenj aq sa toka dhe janë të vendosur në një zonë të banueshme, pra kanë distancën e duhur nga yjet e tyre që u mundëson të kenë ujë të lëngshëm në sipërfaqe. Me të dhënat e reja të mbledhura nga teleskopi i hapësirës Kepler, numri total i planeteve ka shkuar në 2335, shkruan javanews.al
Falë të dhënave të Kepler, një grup kërkimi ka mundur që të masë me precision mijëra planete, duke zbuluar dy tipologji kryesore: planetet me madhësi sa toka ishin shkëmborë, ndërsa ata më të vegjël se Neptuni ishin me të mbushura me gazra të ndryshëm.
“Na pëlqen të mendojmë se ky studim i klasifimit të planeteve është si ai i biologëve që identifikojnë lloje të reja të kafshëve”, thotë studjuesi Benxhamin Fulton.
Zbulimi i këtyre dy tipologjive konsiderohet i rëndësishëm për shkencëtarët që punojnë për zbulimin e vendeve ku mund të zhvillohet normalisht jeta humane jashtë planetit tokë.
a.ç