Aeroporti “Flint” në Michigan, u evakuua, pas plagosjes së një polici nga një sulmues ende i paidentifikuar.
Lajmi i evakuimit u bë i ditur nga aeroporti ndërkombëtar “ Bioshop” nëpërmjet një postimi të tij në facebook. Aeroporti siguroi se të gjithë pasagjerët janë të sigurt.
Sipas medieve lokale, polici është qëlluar me thikë në qafë. Një dëshmitar, i cituar nga mediat lokale, tha se pa një person i cili u arrestua dhe një thikë në tokë pranë agjentit të plagosur.
Nuk dihet ende nëse ky sulm ishte pjesë e një sulmi terrorist apo jo. /a.ç