Të shumta kanë qenë deklaratat për faktin se koalicionit PS-LSI i erdhi fundi, gjë që e kanë bërë të ditur edhe liderët e partive. Por, pavarësisht ‘luftës’ së ashpër, akuzave dhe kundërpërgjigjeve, gjithçka mbetet për t’u parë pas 25 qershorit.
Kështu, duke qëndruar në këtë linjë, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, që vjen nga radhët e LSI-së ka komentuar mundësinë nëse forca e saj do të ripërtërijë kontratën me PS apo jo. Teksa ishte e ftuar në ‘Këndin e Ekselencës’ në ‘News24, kandidatja për deputete për qarkun e Tiranës, e para në listë, theksoi se tashmë LSI është e fokusuar tek fushata dhe jo tek koalicionet.
“Asnjë nga përfaqësuesit e LSI nuk diskuton për koalicione. Ne jemi të përfshirë në fushatë, nga orët e para të mëngjesit e deri në orët e vona të darkës. Pas zgjedhjeve do të diskutojmë për koalicionin”, tha Gjosha, shkruan ‘BalkanWeb’.