• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi në Gjirokastër: I japim fund punësimeve partiake që blejnë dinjitetin e njerëzve

by A R
21/06/2017 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Zinxhira”, një zonë që pritet të ndjejë brenda një periudhe të shkutër rezultatin e investimeve të qeverisë  per transformimin urban. Gjatë fjalës së tij, Çuçi u ndal në një prej problematikave të kësaj zone që lidhet me procesin e legalizimit të banesave. Çuçi theksoi se edhe banorët e kësaj lagje, do t’i gëzohen shtëpive të tyre të legalizuara, ashtu siç ka ndodhur  me 1500 familje të tjera në Gjirokastër, që tashmë falë PS kanë të legalizuar pronën e tyre.

“Unë e njoh shumë mirë situatën këtu në  “Zinxhira”,  ju akoma  nuk keni filluar ta ndjeni këtë transformim sepse na u desh të merreshim fillimisht me qendrën. Shumë shpejt, brenda 2 viteve, do fillojë të ndihet ky transformim urban i Gjirokastrës, edhe këtu në “Zinxhira”.

Ka edhe një problem kjo lagje, që unë e di shumë mirë, e kam diskutuar shumë dhe që mendoj se do zgjidhet shumë shpejt. Ne në gjithë reformat që kemi bërë, një prej gjerave  më spektakolare  ka qenë procesi i legalizimit. Vetëm në Gjirokastër, në 20 vite u legalizuan 270 banesa. Vetëm në 44 muaj, ne legalizuam 1500 banesa. Shihni se çfarë diference e madhe, dhe prapë këtu ka zona që unë e di shumë mirë që është bllokuar procesi i legalizimit. Dhe prapë nuk është për fajin tonë, është për

shkak të disa vendimeve të gjykatave që ne do t’i zbatojmë, se jemi të detyruar, por  një ditë do të zhbëhen dhe pa dyshm ato shtëpi dhe toka që njerëzit këtu kanë 30 apo 40 vite që jetojnë, do t’i gëzojnë  sepse ashtu i kanë gëzuar gjithë shqiptarët që kanë marrë deri më sot legalizimet e shtëpive që kanë ndërtuar me djersën e ballit”, u shpreh Çuçi.

Numri 1 i listës së kandidatëve për deputet në qarkun Gjirokastër premtoi gjithashtu edhe se në mandatin e dytë do të marrë fund gangrena e kultivuar nga partitë e vogla që kembenin punën në administratë me teserën e partisë. Çuçi tha se PS do t’ia kthejë administratën profesionistëve.

“Bisedat tona do jenë më të çliruara pas 4 viteve, sepse këtë gangerene që kemi sot të papunësisë që për fat të keq është ushqyer shumë keq nga politika dhe pseudo partiçkat e vogla që i shesin vendet e punës në këmbim të teserës së partive duke blerë dinjitetin e njerzve dhe kjo gjë ka deformuar të gjithë tregun e punës dhe ka kultivuar një kulturë përtacie, të  dëshirës për të mos punuar, por për të marrë një teserë partie dhe për të marrë rrogën. Premtimi ynë në gjithë Shqipërinë jo vetëm Gjirokastër është që këtë administratë partiake që është kultivuar në këto vite, ne ta çmontojmë dhe ta kthejme administratën në shërbim të qytetarit dhe një administratë për profesionistët për ata që e meritojnë dhe jo ata që e shesin dinjitetin e tyre për të marrë një rrogë ne shtet”, nënvizoi Çuçi.

Çuçi i ftoi banorët e “Zinxhira” që në 25 qershor, para se të hedhin fletën e votimit të mendojnë se janë përpara një zgjedhje shumë të thjeshtë: “Alternativat janë nëse duam që Kryeministër i Shqipërisë do duam të jetë Lulzim Basha apo Edi Rama? Këtë e garanton vetëm vota e 25 qershorit për Nr 2 ne fletën e votimit për PS, ndaj u ftoj që ashtu si gjithë gjirokastritët edhe Zinxhira të votojë  masivisht PS për të ndjerë fuqinë transformuese  të qeverisë socialiste  tashmë  100 përqind të PS, me Kryeminsitër Edi Ramën” theksoi ai.

 

Next Post
Mbreti saudit cakton Princ kurore djalin e tij

Mbreti saudit cakton Princ kurore djalin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

July 9, 2026
“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

July 9, 2026
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

Sherri politik mbërrin në Komitetin Shqipëri-BE, dështon rezoluta e përbashkët

July 9, 2026
Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës

Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës

July 9, 2026
“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

July 9, 2026
Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

July 9, 2026
Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

July 9, 2026
Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

July 9, 2026
‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

July 9, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe samuti që u prodhua në Tiranë për të

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In