Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Zinxhira”, një zonë që pritet të ndjejë brenda një periudhe të shkutër rezultatin e investimeve të qeverisë per transformimin urban. Gjatë fjalës së tij, Çuçi u ndal në një prej problematikave të kësaj zone që lidhet me procesin e legalizimit të banesave. Çuçi theksoi se edhe banorët e kësaj lagje, do t’i gëzohen shtëpive të tyre të legalizuara, ashtu siç ka ndodhur me 1500 familje të tjera në Gjirokastër, që tashmë falë PS kanë të legalizuar pronën e tyre.
“Unë e njoh shumë mirë situatën këtu në “Zinxhira”, ju akoma nuk keni filluar ta ndjeni këtë transformim sepse na u desh të merreshim fillimisht me qendrën. Shumë shpejt, brenda 2 viteve, do fillojë të ndihet ky transformim urban i Gjirokastrës, edhe këtu në “Zinxhira”.
Ka edhe një problem kjo lagje, që unë e di shumë mirë, e kam diskutuar shumë dhe që mendoj se do zgjidhet shumë shpejt. Ne në gjithë reformat që kemi bërë, një prej gjerave më spektakolare ka qenë procesi i legalizimit. Vetëm në Gjirokastër, në 20 vite u legalizuan 270 banesa. Vetëm në 44 muaj, ne legalizuam 1500 banesa. Shihni se çfarë diference e madhe, dhe prapë këtu ka zona që unë e di shumë mirë që është bllokuar procesi i legalizimit. Dhe prapë nuk është për fajin tonë, është për
shkak të disa vendimeve të gjykatave që ne do t’i zbatojmë, se jemi të detyruar, por një ditë do të zhbëhen dhe pa dyshm ato shtëpi dhe toka që njerëzit këtu kanë 30 apo 40 vite që jetojnë, do t’i gëzojnë sepse ashtu i kanë gëzuar gjithë shqiptarët që kanë marrë deri më sot legalizimet e shtëpive që kanë ndërtuar me djersën e ballit”, u shpreh Çuçi.
Numri 1 i listës së kandidatëve për deputet në qarkun Gjirokastër premtoi gjithashtu edhe se në mandatin e dytë do të marrë fund gangrena e kultivuar nga partitë e vogla që kembenin punën në administratë me teserën e partisë. Çuçi tha se PS do t’ia kthejë administratën profesionistëve.
“Bisedat tona do jenë më të çliruara pas 4 viteve, sepse këtë gangerene që kemi sot të papunësisë që për fat të keq është ushqyer shumë keq nga politika dhe pseudo partiçkat e vogla që i shesin vendet e punës në këmbim të teserës së partive duke blerë dinjitetin e njerzve dhe kjo gjë ka deformuar të gjithë tregun e punës dhe ka kultivuar një kulturë përtacie, të dëshirës për të mos punuar, por për të marrë një teserë partie dhe për të marrë rrogën. Premtimi ynë në gjithë Shqipërinë jo vetëm Gjirokastër është që këtë administratë partiake që është kultivuar në këto vite, ne ta çmontojmë dhe ta kthejme administratën në shërbim të qytetarit dhe një administratë për profesionistët për ata që e meritojnë dhe jo ata që e shesin dinjitetin e tyre për të marrë një rrogë ne shtet”, nënvizoi Çuçi.
Çuçi i ftoi banorët e “Zinxhira” që në 25 qershor, para se të hedhin fletën e votimit të mendojnë se janë përpara një zgjedhje shumë të thjeshtë: “Alternativat janë nëse duam që Kryeministër i Shqipërisë do duam të jetë Lulzim Basha apo Edi Rama? Këtë e garanton vetëm vota e 25 qershorit për Nr 2 ne fletën e votimit për PS, ndaj u ftoj që ashtu si gjithë gjirokastritët edhe Zinxhira të votojë masivisht PS për të ndjerë fuqinë transformuese të qeverisë socialiste tashmë 100 përqind të PS, me Kryeminsitër Edi Ramën” theksoi ai.