Ministria e brendshme ka marrë masa shtesë për parandalimin e shitblerjes së votës.
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike 24-orëshe (069 413 7777), për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës, përfshirjes së punonjësve të Policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale.
Ky vendim vjen vetëm 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjitshme./a.m.