Gjatë takimit përmbyllës së fushatës në qytetin e Kavajës, Lulzim Basha tha se me planin e tij ekonomik do të ndryshojë të ardhmen e vendit.
Basha ftoi qytetarët t’i bashkohen për të refuzuar “krimin dhe oligarkët në pushtet”.
“Ju do shembni tullën e krimit që mbajti peng Kavajën, në favor të Ramën e Rroshit. Dallga e fitores është ngritur nga Saranda e Gjirokastra deri në veri. Të gjithë jemi të bashkuar me një qëllim, të refuzojnë me votë krimin në pushtet, oligarkët që i morën frymën vendit, njeriut që është përgjegjës për këtë mjerim të vendit. Të rrëzojmë Rilindjen e dështuar dhe inkriminuar.
Kemi ekipin fitues me plan ekonomik që ka mbështetjen ndërkombëtare. Ky është i vetmi plan që ka prioritet prioritetet tuaja, që jep zgjidhje për problemet tuaja. Rama e di që këto zgjedhje shqiptarët do ta marrin vendimin për veten e tyre. Ai e ndjen se ky bashkim i madh është i pamposhtur. Nuk ka vend për krimin e korrupsionin në këtë vend. Nuk mund të ketë ekonomi të fortë me naftë të shtrenjtë, rritje tarifash për studentët, ulje subvencionesh.
Rama kurrë nuk pati një plan për Kavajën, Shqipërinë, por vetëm për timonin, që do të thotë i gjithë pushteti në dorën e tij. Me taksat mbolli palma, që janë vyshkur si vetë premtimet e Ramës. Ai kishte prioritet tekat dhe qejfet e veta. Vendimi që do merret është nëse do vazhdojmë edhe me 4 vite fasada, krim e arrogancë, apo së bashku do rrisim ekonominë, do ulim taksat. Reforma në Drejtësi me institucione që i shërbejnë qytetarëve po vjen, askush nuk e ndal dot,” tha Basha. /b.d