“Jam kreu i policisë, jo lider i ndonjë force politike që të merrem me akuzat”. Kështu është shprehur Drejtori i Policisë së Shtetit ditën e sotme teksa është pyetur për akuzat e LSI ndaj tij.
Çako tha se policia është e depolitizuar dhe në krye të detyrës për garantimin e zgjedhjeve.
Prej disa ditësh Lëvizja Socialiste për Integrim e ka vënë në shënjestër Haki Çakon duke e cilësuar si të përfshirë në trafikun e drogës.
Dje gjatë vizitës në spital të një aktivisti të dhunuar, Ilir Meta përsëriti akuzat ndaj kreut të Policisë duke e quajtur “Haki Droga”. Të njëjtin epitet e përdori po dje edhe Monika Kryemadhi. /javanews/b.d