Kryeministri Rama ka pirë kafen e mëngjesit të së mërkurës me banorët e Njësisë Nr.5 të Tiranës. I shoqëruar nga Veliaj, Tahiri dhe Majko, kreu i PS e ka thumbuar këtë të fundit ndërsa e ka cilësuar si “dëshmor të gjallë”.
“Pandi do rrojë 126 vjet. Do bëhet profesionist për të na shoqëruar në varreza e do japë intervistë në Sharrë” – tha kryeministri.
Rama vijoi batutat që shkaktuan hilaritet. “Pandi do t’i japi teserën e Partisë djalit të Zahos. Do i thotë kemi qënë shokë me gjyshin tënd por pastaj ai u dha pas drogës…”. /b.d