Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste Niko Peleshi ka publikuar historinë e një djali, i cili quhet Mandi dhe vjen me profesionin e bojaxhiut.
Peleshi e ka sjellë këtë histori si frymëzuese duke theksuar se do të vijojë të publikojë histori të tilla.
“Nga sot në rubrikën #NjerezQeTakojCdoDite do të mundohem të zbuloj ditë pas dite madhështinë e njerëzve të zakonshëm, që secili prej nesh i takon çdo ditë. Larg zhurmës dhe tamtamit të medias e politikës, ata jetojnë jetën me gëzimet, hidhërimet, dështimet e sukseset që në forma dhe përmasa të ndryshme i gjen në jetën e çdo njeriu. Këto copëza formojnë qytetin, shoqërinë, vendin”-thotë Peleshi i cili përmes kësaj fotoje sjell dhe historinë e Mandit./a.ç