Qarku i Tiranes
PS e PD ruajne kutotat si ne vitin 2013.
Qarku i Shkodres
PD ruan kuotat qe ka mbajtur ne vitin 2013, PS nje rritje te ndjeshme me mundesi 2 mandate me shume, por vihet re nje humbje masive e partive te vogla, te cilat rezuktojne me numer mandatesh, zero.
Qarku i Korçës/PD peson renie, rritet LSI
PS mund të marrë 2 mandate më shumë se në vitin 2013, LSI suprizon me 2 mandate më shumë se viti 2013, PD pëson rënie me 1 mandate.
Qarku i Elbasanit
PS në qarkun e Elbasanit merr 7-9 mandate, LSI, 1 deri në 3, PD 3 deri në 4 mandate.
Qarku i Fierit, PS 9-13 mandate, LSI 0-2, PD 3-5 mandate
Në qarkun e Fierit krahasuar me vitin 2013, bie në sy një rritje me numër mandatesh për deputetë tek PS dhe një rënie tek LSI e PDIU, por fiton terren PD. Spikatin LIBRA e FRD qe mund te rrembejne 0 ose 2 mandate.
Qarku i Vlores
PS në qarkun e Vlores sipas Piepoli, krahasuar me vitin 2013 fiton 8 deri në 10 deputetë ndërsa bie në sy LSI që mund të marrë 0 deri në 2 mandate, PD nga 3 qe mori ne vitin 2013, mund te marre 2-4 mandate. LIBRA e PDIU mund te fitojne gjithashtu nga 1 deputet.
Qarku i Durrësit
Rritet PS me disa mandate, kurse PD mbetet në të njëjtat kuota.
***
Janë publikuar sot shifrat e para të sondazhit që është zhvilluar nga instituti italian “Piepoli”.
Si kampion mësohet se janë marrë 1 mijë persona në të gjithë vendin, ndërsa pritet publikimi i rezultateve për 7 qarqe.
Ndërkohë, të pyetur se cila parti po bën fushatën më efikase, qytetarët janë përgjigjur si mëposhtë:
PS: 42%
PD: 25%
LSI: 8.1%
Lufta ndaj drogës, korrupsionit e papunësisë/Cila parti ka qenë më bindëse në fushatë?
Më bindëse në premtimet për luftën kundër drogës, korrupsionit e papunësise në renditjen e sondazhit paraqitet PS, e dyta PD dhe e treta LSI.
Në sy bie përqindja konstante e cdo partie në premtimet përkatëse. Në tre shtyllat që shihni në tabelë, secila parti ka një konstante të njëjtë për këto 3 sfida, ato tregohen njësoj bindëse për secilën prej tyre.
Madje spikat fakti se dhe në luften kunder drogës që PD e ka trumbetuar dhe sulmuar PS me shumë, elektoratit i duket më bindëse PS ne këtë lufte, krahasuar me te djathtet qe jane shume poshte 42%, koeficient i besimit qe e fiton PS.
Reforma në Drejtësi, Reforma në Shëndetësi, Reforma në Arsim, cila parti ka qenë më bindëse:
Ambienti, Turizmi, Integrimi, Cila parti ka qenë më bindëse me premtimet: