Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme dy shqiptarë, të cilët janë kapur me kokainë. Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë të moshës 23 vjeç dhe 25 vjeç. Policia italiane ngritur ndryshe ndaj dy shqiptarëve pasi ata bënë ndalesa të shpeshta në zona të ndryshme.
Për këtë arsye, u ngritën postblloqe dhe u bë arrestimi i dy shqiptarëve, të cilëve ju gjetën më shumë se 50 gram kokainë, dy mijë Euro dhe 1400 franga zvicerane. Nga hetimet e para, sasi e parave të gjetur i kishin fituar nga shitja e drogës, ndërsa nga këqyrja e celularit të njërit prej të arrestuarve, u zbuluan disa thirrje me klientët që flisnin për çmimin e drogës. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e posedim të lëndëve narkotike me qëllim për ta shitur.
ma.me