Qarku u Beratit do të jetë një ndër pikat më të nxehta të përplasjes brenda të majtës, ku PS pas lëshimit të shumë pushteti në këtë qark tërësisht socialist, ka vendosur të marrë votat maksimale më 25 qershor.
Ish- ministri i Drejtësisë, Nasip Naço reagoi ndaj socialistit Blendi Klosi për tubimet e mbajtura në Berat.
Naço shkruan se në ndryshim nga LSI, Klosi dhe PS mblodhën militantë nga 5 bashkitë e qarkut Berat.
“Kur e vërteta të mundon jo thjesht nis të numërosh përçart, por edhe të deformosh realitetin.
Të krahasosh takimin e LSI organizuar vetëm për 24 orë, në mes të sheshit më të madh të Beratit, me atë të PS në rrugën më të ngushtë të mundshme para bashkisë Berat me përfaqësues të komplet qarkut, pra të pesë bashkive njëkohësisht, është njësoj sikur makinës t’i hedhësh vajguri e të mendosh të fitosh garën! Kjo është thjesht të gënjesh vetveten… Megjithatë, deri në datën 25, mejdanin aty e ke z. Klosi dhe po te pret…
Një Shans Për Të Gjithë 1″, shkruan kryesuesi iu listes se kandidateve te LSI ne Berat, ish-ministri Nasip Naço. /b.d