Katari në një krizë të thellë përballë Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj hodhi poshtë çdo ndërhyrje në politikën e tij të jashtme, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme duke përjashtuar mundësinë ushtarake.
“Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në politikën tonë të jashtme”, tha për median, sheiku Mohammed ben Abderrahmane Al-Thani.
Ministri përjashtoi mundësinë që kriza të marrë një rrjedhë ushtarak.
“Një zgjidhje ushtarake nuk është një opsion”, tha ai duke konfirmuar se asnjë grupim ushtarak nuk është nisur drejt kufirit me Arabinë Saudite./b.d