Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë shkollës “Ahmet Dakli” në Elbasan. Motori me shpejtësi jashtë normave të lejuara ka shtypur një vajzë 15-vjeçare, duke e lënë të gjakosur përtokë.
Infoelbasani shkruan se vajza po kalonte vijat e bardha ku papritur motori e ka përplasur. Në vend mbërriti policia dhe ambulanca dhe vajza u dergua ne urgjencen e Spitalit te Elbasanit.
Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe arrestoi drejtuesin e motorit. Ky eshte nje segment rrugor, shume i populluar nga nxenes e studente./a.m.