Kryeministri Rama është pyetur sot në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24” për akuzat e ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta. Ky i fundit tha dje se Rama vuan nga sëmundja e mosmirënjohjes dhe se tani kërkon të marrë nën kontroll drejtësinë.
“I kam dëgjuar këto shumë kohë më parë dhe janë gjëra që i konsideroj si pjesë të një procesi elektoral. Nuk është problemi im. Nuk merrem fare me të”, tha Rama.
I pyetur sërish, Rama ktheu nje pergjigje ndryshe. “Meta te mos harroje se u be President fale votave te socialisteve. U be me nderimet me te medha. Ne e votuam te gjithe, keshtuqe nuk ka arsyje qe te na thote mosmirenjohes”, tha Rama.