Përplasja PD-LSI po bëhet edhe më e ashpër në këtë fushatë elektorale. Ministri i Bujqësisë i LSi Edmond Panariti, ka sulmuar Ministren e Financave, e cila erdhi si propozim teknik i PD. Sipas Panaritit, ministrja Helga Vukaj ka bllokuar fondin për vaksinat kundër “Dermatozës Nodulare”.
“I kërkoj Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të fondit, për vaksinatorët. Ato pak fonde që i kanë dhënë bujqësisë, të paktën të na i lëvrojnë, pasi vaksinatorët duhen paguar. Nuk mund të vazhdojmë me këtë situatë, të lejojmë përhapjen e Dermatozës, vetëm për faktin e bllokimit të fondit nga Ministria e Financave”,- tha Panariti.
Ndërsa deklaroi se nuk e dinte arsyen e bllokimit të këtij fondi, Panariti shtoi se: “Nuk e di arsyen e bllokimit, por është detyrë e Financave, ndërkohë që vaksina është siguruar për gjithë numrin e gjedhit në Shqipëri, me ndërhyrjen time. Kemi përgatitur një VKM, për fondet për vaksinimin, por qeveria nuk mblidhet dhe s’kemi mundur t’i kalojmë deri tani”./a.m.