Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pranuar, të martën, kallëzim penal nga Policia e Kosovës kundër kryetarit të Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jablanoviç. Ai dyshohet për veprën penale armëmbajtje pa leje.
Lajmin për dorëzimin e kallëzimit penal e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla.
“Kallëzimi penal që na është dorëzuar nga policia është kundër Aleksandër Jablanoviqit dhe ai po dyshohet për armëmbajtje pa leje”, ka shtuar ai. (b.an)