Atentatori i tretë i sulmeve në Londër ku mbetën 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është identifikuar si Youssef Zaghba, me origjinë marokeno-italiane.
Dy autorët e tjerë që u identifikuan më herët, Khuram Butt, 27 vjeç dhe Rachid Radouane, 30 vjeç, ishin të dy nga Pakistani.
Redouane ishte 30 vjeç dhe kishte dy kombësi, maroken dhe libian. Khuram Butt (që në foto ndodhet në të majtë) ishte pjesëtar i grupit islamik al-Muhajiroun, i themeluar nga predikuesi mysliman radikal Anjem Choudary (aktualisht në burg).
Sipas The Guardian vetëm muajin e kaluar ai ishte parë në lindje të Londrës teksa bënte fushatë kundër marrjes pjesë të myslimanëve në zgjedhjet politike të 8 qershorit. Familja e tij është me origjinë nga Jhelum një qytezë në Pakistan. Mendohet që 27 vjeçari ishte rritur në Britaninë e madhe dhe ishte një tifoz i Arsenal, ishte pikërisht ai terroristi që mbante bluzën e skuadrës së futbollit natën e sulmit.
Për Redouane thuhet se deklaronte se ishte me origjinë nga Maroku dhe Libia. Është pikërisht ai që shfaqet (së bashku me njeriun e tretë, emri i të cilët akoma nuk është konfirmuar nga autoritetet) në një dokumentar të xhiruar pak kohë më parë nga Channel 4, i titulluar “xhihadisti i portës ngjitur’.
Ai shfaqet në mes të Regent’s Park, teksa predikonte kundër homoseksualëve, alkoolit dhe ku predikimi i tij ndërpritet nga një agjent policie.
a.ç