Në përgjigje të pyetjes së Mesila Dodës, deputete e PDIU-së: pse nuk flitet më për hashashin? Pse nuk kapet më hashash?, – kryetari PSD -së Gjinushi tha mbrëmë ne emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në televizionin publik, se “tani kemi hashash teknik”.
Debati për zgjedhjet e 25 qershorit vuri përballë përfaqësues të partive që synojnë të arrijnë përfaqësim në Parlamentin e ardhshëm. Gjergj Bojaxhi, përfaqësues politik i partisë Sfida për Shqipërinë tha se klasa politike ka dështuar dhe se synon votën e shqiptarëve që ndihen të papërfaqësuar nga partitë aktuale.
Mimoza Hafizi e partisë Libra, tha se synojnë të paktën 10 vende në Parlamentin e ardhshëm.
Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU – u shpreh dyshuese për sondazhet e deritanishme. Në përgjigje të pyetjes nëse PDIU e ndjen veten në pushtet apo në opozitë, Doda tha se asnjë
Gjinushi tha se sondazhet kanë një synim djallëzor për të përccuar tek votuesit se vota për partitë e vogla shkon dëm.
Sipas sondazhit të parë të publikuar nga Ora Neës dhe PR marketing, mbi 20% e njerëzve që do të shkojnë të votojnë ende nuk kanë vendosur se për cilën parti do të japin votën.