I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka komentuar fushatën elektorale dhe marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha. Idrizi tha se kjo fushatë është e veçantë për nga mënyra si rrodhën ngjarjet.
Shpëtim Idrizi tha se ka qenë kërkesë e PDIU për të garuar më vete në zgjedhje, pasi në këtë mënyrë provohet vetja në korsinë e gjithsecilit. Ai tha se nuk u bë as numërimi elektronik dhe as reforma zgjedhore.
“Besoj se është një nga rastet unikale që kemi një qeveri kombinacioni në muajin e fushatës. Ka qenë një kërkesë e PDIU që të garonim më vete. Nuk u bë as numërimi elektronik dhe as reforma zgjedhore. Po gjithsesi u arrit gjeja e mirë që të gjitha palët të shkojnë në zgjedhje. Një rast i mirë për të provuar veten në korsinë e vet”- tha kreu i PDIU./a.m.