Këtë të premte historian i njohur Romeo Gurakuqi, i cili kryson listën e PD-së në Shkodër, kritikoi ashpër Presidentin e Zgjedhur të vendit Ilir Meta, duke thënë se si duhej shkarkuar nga ky post, pasi sipas tij, ai vijon të bëjë fushatë elektorale.
Sipas Gurakuqit, Meta ka shkelur kushtetutën. Por këtij pretendimi i është përgjigjur nënkryetari I LSI-së Luan Rama përmes një statusi në rrjetin e tij social.
Rama ironizon historianin duke vënë në dukje një fjali jot ë artikuluar qartë nga kandidati democrat Gurakuqi. Më tutje, Luan Rama shkon deri në fund, duke i bërë një pyetje Romeo Gurakuqit:
Ja çfarë shkruan nënkryetari i LSI Luan Rama:
Çfarë paska thënë Romeo Gurakuqi?!
“… presidenti i zgjedhur e ka shkelur Kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur Kushtetutën…! ”
Çfare fjalie – shprehja më domethënëse që provon se gjuha është materia e mendimit!
Mirë që Romeo nuk e njeh Kushtetuten, po Zhulieta çfarë mendon?/a.m.