Kryetari i PD Lulzim Basha ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Vlorës. Ai ka deklaruar se vendi ëhstë i zhytyr në krizë. Sipas Bashës, Edi rama flet për suksese në ekonomi pasi qeveritarët e korruptuar janë pasuruar.
“Për kriminelët që i futi në bashki, për këta ekonomia ka rritje. Miliona euro nga tonelatat e drogës, për këta ekonomia ëhstë rritur? Një grup oliogarkësh që vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e shtetit, për këta Shqipëria është mirë, ky është shteti që do Edi Rama, dhe Eskobari. Po a është ky shteti që doni ju? Sigurisht që jo, sepse ju nuk jeni Eskobari, ju nuk jeni oligarkë”, deklaroi Basha.
Kreu i PD u kërkoi vlonjatëve t’i japin besim me votë për një ekonomi të zhvilluar dhe të nesërme të sigurt.
“Duke votuar për republikën e re ju votoni për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë. Republika e re do të ketë në qendër qytetarin e thjeshtë”, tha Basha./a.m.