Një 38-vjeçar u arrestua nga Policia në Urën Vajgurore, pasi ka tentuar të vrasë kushëririn duke e shtypur me kamion. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku Violand Hoxha pas një konflikti për motive të dobëta me kushëririn e tij 23-vjeçar D.H e ka goditur me kamionçinën që ai drejtonte. 23-vjeçari ka qenë duke drejtuar një motor, dhe pas ngjarjes është dërguar në Spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.
Por konflikti nuk është mbyllur me kaq. Ai që e ka pësuar rëndë ëxhtë Viloland Hoxha. Pasi panë të riun të lënduar, të afërmit e tij, G.H dhe P.H kanë plagosur rëndë Violand Hoxhën për të marrë hakun e 23-vjeçarit. 38-vjeçari Hoxha ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dy të afërmit e 23-vjecarit janë shpallur në kërkim policor.
ma.me