Lideri i Filipineve Rodrigo Duterte i është kundërvënë vajzës së Hillary dhe Bill Clinton, Chelsea, teksa u përpoq të mbronte një shaka që ai bëri në lidhjet me trupat e tij ushtarake.
Presidenti, i cili ka vrarë më shumë se 5000 përdorues droge përdori lidhjen e Bill Clinton me Monica Leëinskyn për të sulmuar vajzën e tij.Chelsea Clinton ishte pjesë e koreve që dënonin shakanë e Dutertes se “ushtarët e tij mund të përdhunonin 3 femra secili, dhe se ai do të merrte përgjegjësinë”. Duterte tha: “Këto bushtra dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë, ishte një shaka nga ana ime, dëgjojeni mirë fjalimin. Por dua të pyes Chelsean se si ndihej kur babai i saj, President i Shteteve të Bashkuara, shkonte me Monica Levinskyn në Shtëpinë e Bardhë?”
Nga ana tjetër, Chelsea u kundërpërgjigj në Tëitter, duke shkruar: “Duterte është një rrugaç vrasës dhe i pamëshirshëm”, përgatiti Express. (b.an)