Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi në presidencën e saj për një vit, ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Miroslav Lajcak.
Ai do të pasojë në shtator ambasadorin e ishujve Fixhi në Kombet e Bashkuara, Peter Thomson, për të drejtuar sesionin e 72-të të asamblesë. Ai ishte sllovaku i parë si dhe ishte i vetmi kandidat për këtë post.
Në kuadër të sistemit me rotacion në fuqi, presidenti shumicën e rasteve parazgjidhet nga grupet rajonale të asamblesë. (b.an)